Totti e mbyll me verdhekuqtë: Të djelën ndeshja ime e fundit

Pas një sezoni të tërë të mbushur me spekulime, më në fund ka folur kapiteni legjendar i Romës.
Nëpërmjet rrjeteve të tij sociale ka bërë të ditur fundin e një telenovele që zgjaste prej vitesh tashme, por nuk ka qartësuar asgjë në lidhje me të ardhmen e tij. Francesco Totti deklaroi se ndeshja e kësaj fundjave kundër Genoas do të jetë e fundit që ai do të luaje për ngjyrat e Romës. Pas 25 vitesh, më pak fjalë një jete të tërë, ku ka luajtur për ngjyrat verdhekuqe të kryeqytetit italian, kapiteni sot 40 vjeçar do të mbyllë karrierën e tij me ekipin ku u bë idhull. Megjithatë ai nuk ka qartësuar se çfarë do të bëjë, thjesht se nuk do të luajë më me fanellën e Romës. Nuk dihet nëse do të vazhdojë të luajë futboll me një ekip tjetër, ku dihet se ka oferta nga Amerika dhe konkretisht nga ekipi që trajnohet nga Alessandro Nesta, Miami FC. Në tavolinën e tij është edhe një oferte nga drejtori i ri sportiv i Romës, Mario Monchi, që e kërkon si dirigjent të ekipit për ta ngritur atë së bashku. Por sulmuesi kampion bote ka shprehur se dëshiron ende të luajë futboll, edhe pse nuk ka bërë të ditur vendimin e tij. Për të duket se duhet të presim deri të hënën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*