Çokollatat shpëtojnë zemrën,por ka më shumë efekt tek meshkujt

Çokollata jo më kot konsiderohet si një nga kënaqësitë e jetës. Konsumimi i saj ka efekte të mira në shëndet. Së fundi ekspertët nga Harvard Medical School kanë gjetur se konsumimi i rregullt ul rrezikun e zhvillimit të ritmit jonormal të zemrës. Megjithatë duket se burrat janë ata që përfitojnë më shumë nga konsumimi i shpeshtë i çokollatës. Për gratë kufiri optimal është ai i konsumimit të një çokollate 30g në javë, e cila shkurton rrezikun e zhvillimit të rrahjeve të parregullta të zemrës me 21 për qind. Për meshkujt, rezultatet më të mira janë përfituar kur ata kanë ngrënë të njëjtën sasi dy deri në gjashtë herë në javë. Kjo bën të mundur uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës me 23 për qind. Studiuesit thonë se çokollatë përmbajnë ‘antioxidant dhe anti-inflamator, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të problemeve të zemrës. Ekipi, gjysmoi 55.000 persona në Danimarkë për 13 vjet. Ata nuk bën një ndarje të pjesëmarrësve për të parë nëse ata hëngrën çokollatë me qumësht apo çokollatë të errët. Por sipas tyre shumica e çokollatave të konsumuara në Danimarkë është e përbërë me qumësht. Ekspertët thonë se çokollata e errët ka një efekt edhe më të madh mbrojtës. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*