Për të humbur peshë ju duhen këto kombinime ushqimesh

Për të rënë në peshe duhet të keni një balancë të ekuilibruar sepse ndihmon dhe në përmirësimin e shëndetit.

Këto janë kombinimet e ushqimeve të cilat ju ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe uljen e peshës:

Vezë dhe perime

Vezët lehtësojnë absorbimin e karotenes (pigmenti që u jep ngjyrën perimeve) dhe së bashku me perimet e freskëta sigurojnë dyfish përfitim për ata që duan të humbasin kilet e tepërta.

Pulë dhe spec kuq djegës

Speci i kuq djegës është shumë i mirë në djegien e kalorive dhe ndihmon trupin në konvertimin e ushqimeve në energji. Së bashku me mishin e pulës (i pasur me proteina) mund të përgatisni një recetë të shijshme dhe të shëndetshme njëkohësisht.

Bishtajore dhe misër

Studimet më të fundit kanë zbuluar se një dietë e pasur me bishtajore (thjerrëza, fasule, bizele) mund të ndihmojë në rënien në peshë.

Çaj jeshil dhe limon

Nëse po planifikoni të dobësoheni, çaji jeshil mund të jetë zgjidhja e duhur. Studiuesit kanë zbuluar se çaji jeshil ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe rënien në peshë. Bashkë me limonin do të mund t’i humbni ato kilet e tepërta që ju mundojnë prej kohësh.

Salmon dhe shparg

Salmoni përmban acide yndyrore omega 3, lëndë ushqyese shumë të shëndetshme për organizmin, ndërsa shpargu është i pasur në fibra dhe proteina, që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe ndihmojnë në nxjerrjen jashtë trupit të lëngjeve të tepërta.

Bajame dhe kos

Disa vitamina (si vitamina A, E dhe D) absorbohen më mirë kur konsumohen së bashku me yndyrat. Për shembull, bajamet janë një burim i mirë i kalciumit, antioksiduesve dhe vitaminës E, ndërsa kosi ka në përmbajtje si yndyra ashtu edhe vitaminë D. Një kombinim perfekt!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*