Sulmi në Manchester,dalin fotot e Ariane Grande e gjakosur

Një ditë pas sulmit terrorist në Manchester Arena në Britani, ku gjatë koncertit që po jepte këngëtarja e njohur Ariana Grande mbetën të vdekur 22 persona dhe 59 të plagosur dalin fotot e para të artistes pas ngjarjes.
Ngjarja ka terrorizuar të gjithë opinionin publik, pas shpërthimit që ndodhi në daljen e stadiumit, ku të pranishëm ishin rreth 21 mijë persona.

Mediat vendaseë kanë zbuluar fotot e Grandes me shenja gjaku në fytyrë, ndonëse menaxheri i saj u tha gazetarëve mbrëmë se gjendja e këngëtares është normale.

Ajo komentoi edhe në Twitter ngjarjen e rëndë, duke thënë se ndihet e thyer, e prekur dhe se është pa fjalë.

Po ashtu, ajo ka anuluar ndërkohë turin botëror të koncerteve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*