Shpërthen Armela e big brother: Nuk mban më ujë pilafi

Armela është njëra nga banoret e këtij edicioni të Big Brother që ka tërhequr goxha vëmëndje.
Ish banorja vazhdoi të përflitej edhe pas daljes. Duke qenë se njihet tashmë dëshira e saj për të qenë pjesë e televizionit, u fol ishte pikërisht Armela ajo që do ta zëvëndësonte Marina Vjollcën në “Proçesi Sportiv”.
Megjithatë këtë herë ka reaguar shumë keq nëpërmjet një statusi dhe duket se e ka seriozisht.
“Më vjen vërtet keq kur një familje bën sikur ka lexuar Kanunin dhe kapaciteti i tyre i ulët arrin në pseudoofendime, kur ndërkohë kanë një fëmijë me orientim të ndryshëm seksual. Kur gjithë bota të gjykon dhe ty të djeg në shpirt, a mendon se dhe personi tjetër ka një familje që të mallkon cdo ditë me gjithë zemër për dhimbjen që po i shkakton? Më vjen keq që disa nuk kanë arritur të kalojnë gardhin e injorancës. E kalova të gjithën në heshtje, por nuk mbajti më ujë pilafi. Betohem që kjo është hera e parë dhe e fundit që merrem me të njëjtën çështje hipokrizie. Nuk ju fal më vëmendje sepse e di që këtë kërkoni, për këtë vuani, për këtë luteni para se të flini. Zoti qoftë me ju!” shkruan ajo.
Ende nuk dihet se kujt i drejtohet saktësisht, ama diçka është e qartë. Ish banores i ka ardhur në majë të hundës kjo situatë që e ka bërë të shpërthejë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*