8 vende që duhet ti udhëtoni para se të bëheni prind

Vëndet për t’u parë e shijuar, nëpër botë, janë shumë.

Këto të mëposhtmet janë me siguri disa prej tyre. Vetëm se, mund të shijohen plotësisht, vetëm nëse jeni pa fëmijë me vete!

1. Mumbay- është qyteti indian i kontrasteve ku, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja takohen gjithmonë. Është një vend plotë ngjyra, shije e aroma por shpesh herë bëhet i rrezikshëm. Pikërisht kjo e fundit e bën të pakëshillueshëm për fëmijët por të sugjerueshëm për t’u shijuar si një aventurë e paharrueshme.
2. Tailanda- fama e turizmit seksual tailandez është shpërndarë në të gjithë botën, prandaj komentet e gjata se përse duhet ta shijoni vetëm, femra o meshkuj qofshi, nuk janë të nevojshme!
3. Japonia-Tokyo dhe Kyoto janë dy qytete të mëdha në të cilat mund të përjetoni çdo lloj përvoje, sidomos nëse jeni pa fëmijë. Të shëtisësh nëpër fshatrat japoneze duket sikur rrikthehesh në kohën kur teknologjia ishte term i panjohur.
4. Parisi- askush nuk thotë që nuk është e lejuar të vizitosh Parisin me fëmijën por fakti që konsiderohet si qyteti më romantik i botës, e ka një arsye. Nëse jeni me fëmijën, nuk do ta shijoni njësoj dashurinë që mund të shkëmbeni rrugëve të tij.
5. Peru-Vështirësitë fizike që krijohen kur viziton një vend si Machu Pichu, e bëjnë këtë një destinacion pak të populluar mirëpo spektakli që ofron natyra atje është një përvojë unike dhe, siç merret me mend, aspak e këshillueshme për familjarë!
6. Safari- Fëmijët mund t’I duan kafshët por ato që mudn të ndeshin në shkretëtirën nuk kanë asnjë lidhje me situatat miqësore që kërkojnë fëmijët. Madje, rrezikshmëria është e tillë sa që vizitorët duhet të marrin vetë përgjegjësitë nëse ndodh diçka.
7. Maldive-Epo, nëse I duroni fëmijët për orë të tëra në avion, mund t’I merrni edhe me vete!
8. Islanda-Janë të shumta gjërat që mund të bëni me fëmijët në Islandë por nëse doni të përjetoni një aventurë të vërtetë, mos i merrni me vete!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*