Ja si mund të dobësohesh thotë eksperti

Sapo ka ardhur një konfirmim i fundit nga shkencëtarët!

Nëse ju do të stërviteni me barkun bosh do të humbisni disa kilogramë…

Ky është studimi i parë që sugjeron se stërvitja ndërkohë që je i uritur ka efekte afatgjatë në shëndetin e njeriut.

Menjëherë pasi keni ngrënë, trupi është shumë i zënë me procesin e përpunimit të ushqimit që keni konsumuar dhe nuk është i fokusuar tek djegia e kalorive. Prandaj stërvitja menjëherë pasi keni ngrënë nuk do t’ju ndihmojë të humbni asnjë kilogramë të tepërt tek indet dhjamore, që janë përgjegjës për obezitetin.

Në vend të tij, trupi përdor si burim energjie karbohidratet e konsumuara dhe jo dhjamin që njerëzit duan të djegin.

Vajtja në palestër ndërkohë që jeni në gjendje ‘esëll’ ju ndihmon të digjni dhjamin dhe ta ktheni atë në muskuj, thonë ekspertët.

Prof. Dylan Thompson, autori kryesor i studimit, thotë se indet dhjamore shpesh janë përballë disa ndryshimeve sfiduese. Pas ngrënies, indi dhjamor është i ‘zënë’ duke reaguar ndaj ushqimit dhe stërvitja në këtë kohë nuk do të stimulojë të njëjta ndryshime (përfitime) në indin dhjamor”.

“Kjo do të thotë se stërvitja në gjendje esëll mund të provokojë më shumë ndryshime të favorshme në indin dhjamor dhe mund të jetë më fitimprurëse për shëndetin.”

Gjatë studimit, të publikuar tek Revista Amerikane e Psikologjisë – Endokrinologjisë dhe Metabolizmit, hulumtuesit shkencorë studiuan një grup meshkujsh mbipeshë. Ata ecën për 60 minuta me stomakun bosh, dhe për të njëjtën periudhë kohe, dy orë pasi kishin ngrënë një mëngjes të bollshëm në karbohidrate.

Ekspertët u morën mostra të gjakut dhe indit dhjamor pas ngrënies ose gjendjes esëll, si dhe para dhe pas stërvitjes.

Ata zbuluan se pasqyrimi i gjenit në indin dhjamor ndryshonte dukshëm tek të dyja eksperimentet. Të dyja gjenet PDK4 dhe HSL u rritën në rastet kur meshkujt u stërvitën në gjendje esëll, dhe u ulën kur ata u ushqyen para ecjes.

Epo kjo është definitivisht mënyra më e mire për t’u dobësuar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*