Bella Hadid shokon me deklaratën për karrierën e saj

Kush e priste nga një superyll i botës së spektaklit?
Të gjithë do të mendonin që miqtë e saj do t’i qëndronin ngjitur pas suksesit të saj botëror, por ja që nuk është ashtu. Gigi Hadid rrallëherë qëndron në të njëjtin qytet për shumë gjatë. Mjafton ta ndjekësh në rrjete sociale për të parë që ajo është vazhdimisht në lëvizje në çdo cep të botës. Bukuroshja 22 vjeçare shihet vetëm me të dashurin, motrën dhe grupin shumë të ngushtë të miqve. Në një intervistë për Harper’s Bazaar ajo tregon se përgjatë viteve ka humbur shumë miqësi për shkak të karrierës së saj. Ndërkohë që shton se është mirë të kesh pak miq, por të saktë, ndonjëherë dëshiron të marrë në telefon disa prej tyre kur kthehet në shtëpi, por s’mundet. Kjo pasi puna e kufizon në mënyrë të theksuar, ndërsa etika e saj e punës e mban në “një vend shumë të çuditshëm”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*