Kush ishte 16 vjeçarja që humbi jetën në spitalin privat,familja kërkon drejtësi

Vajza që ndërroi jetë sot në spitalin Kontinental në Tiranë ka qenë pjesëmarrëse e garës tek Gjeniu i Vogël. Foto më lart është shkëputur pikërisht në një prej daljeve të saj në television.

Familjarë të vajzës, të tronditur nga ajo që ka ndodhur fajësojnë mjekët e spitalit dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas dajës së vajzës, mjeku grek që do të kryente operacionin nuk priti deri të nesërmen sepse do të largohej në Greqi, ku bënte punën tjetër.

Statusi i plotë në Facebook i dajës së vajzës, Liro Likaj:

Une jam daja I Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu I Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16 vjecare mengjesin e sotem, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.
Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se i kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktori i huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne Greqi ku gjithashtu punon.

Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe Shqiperine qe nje gjeni e vogel si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.

Si i pari i qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interesua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe pergjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk i ndihmojme dot.
Duam drejtesi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*