Vajza me tendencën “pranverë 2017” duhet te guxoni

Ekperimentimi me ngjyrat mund të jetë ndonjëherë i “frikshëm” prandaj gjithmonë përfundojmë në rrugën e shkurtër e të thjeshtë, blu-gri ose e zezë-camel.
Nëse keni vendosur që ti shtoni disa ngjyra më shumë garderobës suaj në 2017-ën, ka një numër të madh kombinimesh që nuk ju ka shkuar mendja që do dukeshin kaq të freskëta, të cilat ndikojnë edhe në humorin e mirë, pse jo? Ngjyrat ngjallin edhe të vdekurit!
Koleksionet pranverë-verë 2017 janë më të shndritshme se kurrë, me ngjyra të fuqishme si jeshilja e barit apo e verdha diellore me gjallërinë e portokallisë. I vetmi rregull këtë vit është të vishni sa më shumë ngjyra të tilla. Portokalli dhe bojëqielli? Patjetër! Pink dhe lejla? Perfekte!
Nëse është koha për të bërë blerjet e reja të sezonit, synoni ngjyrat që krijojnë kontraste të forta dhe dilni nga shtëpia plot jetë sepse këtë vit ngjyrat shpërthejnë më shumë se kurrë.

037A5912-35F3-4E98-BC8B-B0C53BB0C4AE-4634-000003E6F081B4AF

Picture 1 of 6

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*