Surprizon Aurela Gaçe: Do ju tregoj nga një dashnor perditë..

Pas “bombës” së Aurelës: “Isha nusja e vetme me burrin dhe dashnorin në dasëm”, thumbon edhe me këtë deklaratë…
Gjatë ketyre diteve kanë qarkulluar lajme të shumta për këngëtaren Aurela Gaçe dhe e gjitha kjo pasi bëri intervistën me moderatorin nga Kosova, Labinot Gashi.
Ajo është shprehur se dasma e saj ishte e veçantë pasi kishte në të njëjtin vend edhe burrin edhe dashnorin, duke iu referuar me shaka këngëtarit Dashnor Diko. Pas gjithë lajmeve ajo ka reaguar përmes një postimi në Instagram.
“Ua ua ua ua . Une punoj perdite . Mundohem te bej koncerte reale gjithcka live , ketu ne kete vendin tone ku playback-u “ha buke” me shume . Nxjerr kenge e klipe te reja qe me kushtojne kohe e shume te holla, vetem e vetem te jem prane publikut me te reja e live qe te mos i zhgenjej kurre, jap intervista e ato super te sinqerta ku flas per pune…..por rralle shume rralle perfliten keto gjera neper media. Duhej te tregoja nje nga batutat e mija lidhur me fjalen dashnor qe te behej nami. Ama keshtu dashkeni ju? Qe neser nga nje dashnor ja u tregoj por kam frike se do te kthehem prape tek puna edhe s’do te duket dicka “interesante” per ju. Megjithate ju falenderoj per vemendjen media te dashura. Me dashnor e pa dashnor , une koken drejt si e ” nderçme” . Ju mire bete xhanem se edhe qeshem pak se n duhet ne keto kohe. Ahhhh po shyqyr qe kam publikun qe me ka xhan keshtu edhe me ndjek pikerisht per ate pune e djerse. Kaq kishim per sot,”-përfundon postimi i këngëtares në rrjete sociale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*