Ja ushtrimet që duhen bërë për një super fundshpinë

Ju ndoshta jeni një nga ata njerëz, si shumë prej nesh, që beson se sa më shumë të bëni stërvitje, aq më shumë do të jeni në fortë. Natyrisht kjo është e vërtetë, por nëse bëni “squats” çdo ditë për të dëshiruar të arrini trupin e J.Lo, në fakt mund të pengoni rrijten e muskujve. Trajnerja e famshme e palestrës Massy “Mankofit” shpjegon gabimet më të zakonshme që bëjnë femrat kur bëjnë ushtrime për të pasmet. 1-Mos bëni “squat” çdo ditë. Ju i shikoni ato sfidat për 30 ditë squats të postuara në rrjetet sociale të cilat kërkojnë që të ushtroheni çdo ditë, por ato nuk ju ndihmojnë. Përkundrazi, ju dëmtojnë, pasi duhet të pushoni mes ditëve për squats, sepse muskujt duhet të kthehen në gjendjen e mëparshme. 2-Nuk shtoni rezistencë apo peshë Squats pa pesha janë perfekte për fillestarët por nëse prej 6 muajsh bëni squats dhe nuk vëreni zmadhim të të pasmeve tuaja, ndodh sepse duhet të bëni squat me pesha. 3- Nuk shtoni proteinat e nevojshme në dietën tuaj. Afërsisht 80% e humbjes në peshë dhe muskujve të shëndetshëm është e bazuar në atë çfarë hani. Instruktorja Massy sugjeron të hani 6 herë në ditë me 3 ore diferencë, duke shtuar proteina si pesh dhe vezë. 4-Nuk i bëni saktë squats-at Edhe nëse bëni 100 squats-a në ditë, nëse nuk i bëni saktë, s’do merrni rezultatet e pritshme. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*