Bëj seks të çmendur me shefin por sdi si ta arrij qëllimin tim

Psikologes së “The Sun” i ka ardhur një letër nga një vajzë e cila kërkon ndihmë për të arritur qëllimin që ka me shefin e saj.

Ajo ka treguar se si kanë përfunduar duke bërë seks, edhe pse ai është i martuar dhe me fëmijë.

Lexoni letrën e plotë të vajzës

“Prej 4 muajsh kam një lidhje të fshehtë me shefin tim. E kam njohur tetë vite më parë, kur ai ishte agjent shitjesh në kompaninë ku punoj edhe unë. Që ditën e parë që e pash, ndjeva një tërheqje por e dija që është i martuar dhe me dy fëmijë, ndaj vendosa të shmangia çdo kontakt me të, në respekt të familjes së tij.

Por tani ai është bërë shefi im, dhe punojmë në të njëjtin sektor kështu që takimi me të është i pashmangshëm.

Një ditë dolëm për kafe, dhe prej andej përfunduam në shtëpinë time duke bërë seks.

Prej asaj here ne takohemi thuaj çdo dy ditë në shtëpinë time, dhe seksi është shumë pasionant. Kam filluar të ndiej shumë për të dhe vërtetë e dua një jetë me të, por kam shumë frikë ta hap si temë.

Dua t’i them se dua të ndahet prej gruas dhe të kalojmë jetën bashkë, por nuk e di se si mund ta marrë dhe ende nuk gjej guxim. Unë jam 31 vjeçe ndërsa ai është 42 vjeç”.

Përgjigjja e psikologes Deidre

“E dashur, lidhje me të është një aventurë nga ana e të dashurit tënd. Nuk besoj se ai do të shkatërronte familjen për t’u lidhur me ty, kur ai mund t’i ketë të dyja.

Do të të këshilloja të ndaheshe prej tij dhe të gjeje një person pa angazhime. Ti meriton të jesh e para e vetmja femër në jetën e partnerit tënd”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*