8 qytete të Europës Lindore që nuk duhet ti humbisni pa parë

Shumë moderne, mbushur me njerëz dhe me një buxhet jo shumë të madh, Evropa Lindore duhet të jetë në listën tuaj këtë vit. Jo vetëm që do të shikoni art të një niveli të lartë dhe do të hani disa nga ushqimet më të mira në botë, por do të përjetoni një varg të gjatë emocionesh në këto vende. Më poshtë do të gjeni tetë vende të cilat nuk duhet t’i humbisni pa i parë.

  1. Lubjana, Slloveni

 

Lubjana është e vjetër, madje antike. Ky vend 2000 vjeçar tashmë është një qytet i pabesueshëm, i gjelbër, kompakt dhe miqësor. Aty do të gjeni rrugët me kalldrëm, kështjellat si dhe sheshe. Mos u habisni me netët e zhurmshme. Vendasit e pëlqejnë shumë argëtimin.

  1. Talin, Estoni

Megjithëse tashmë është i famshëm për tregun e tij komod të Krishtlindjeve, Talin është një vend i shkëlqyer për tu vizituar gjithë vitin. Është një vend me të gjitha bukuritë përrallore që prisni. Një vizitë në Talin nuk duhet ta humbisni.

  1. Dubrovnik, Kroaci

Në majën jugore të Kroacisë, që ndodhet përgjatë detit Adriatik, ndodhet Dubrovniku. Një qytet pushimi i famshëm në të gjithë botën. Edhe pse rrugët e tij me dredha apo muret e lashta të qytetit shohin turistë të panumërt gjatë muajve të ngrohtë të verës, edhe në dimër ky vend është i mrekullueshëm. i mbushur me art dhe pamje piktoreske. Nëse e vizitoni gjatë verës do të keni mundësi të bëni dhe banjo dielli në plazhet mahnitëse të tij.

  1. Krakow, Poloni

Krakow arrin të jetë njëkohësisht një nga qendrat më emocionuese dhe aktive të Evropës, si dhe vendi më i zymtë historik i Polonisë. Muzetë, fabrika Schindler dhe mbetjet e lagjes hebraike tregojnë historinë e Polonisë, ndërsa në të njëjtën kohë, qyteti i vjetër dhe sheshi i tregut kryesor mbushen me kafene, klube dhe dyqane moderne. Vërtet Krakow ka histori dhe argëtim pa masë.

  1. Kotorr, Mal i zi

Ky qytet malazez, tashmë i dashur nga evropianët është në të njëjtën kohë romantik dhe emocionues. Atraksionet e Kotorrit janë të pakrahasueshme nga muret e tij të lashta e deri te shtëpitë mesjetare.

  1. Budapest, Hungari

E ashtuquajtura Perla e Danubit është është në të vërtetë dy qytete në një. Lidhur nëpërmjet një ure përgjatë lumit Danub, të dyja palët në këtë qytet ofrojnë një zbulim të pabesueshëm kulturor.

  1. Bratisllavë, Sllovaki

Shpeshherë e krahasojnë më Vienën por me një bukuri të pazakontë Bratisllava është një destinacion i Evropës lindore që nuk duhet lënë pa vizituar. Pjesa e vjetër e qytezës është e mbushur plot me pamje turistike dhe shtëpi të mbuluara me çati të kuqe.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*