10 fshatrat më të bukur në botë

Kush e tha se vetëm qytetet e mëdha mund të jenë të bukura e joshëse? E gjithë bota është e mbushur me vende mjaft tërheqëse për syrin me fshatra të vegjël dhe qytete të vogla që ndoshta as emir nuk ju njihet. Këtu do të gjeni 10 fshatrat më të bukur në të gjithë botën.

Eze

 

Eze është një fshat mahnitës, i ndodhur në Rivierën franceze, 1400 këmbë mbi nivelin e detit. Është një vend që ofron pamje të mrekullueshme të detit Mesdhe.

Oia

 

Ngritur në majë të shkëmbinjve të Santorinit, Oia përfiton nga një mjedis i mahnitshëm. Ky fshat skenik është I ndërtuar në shpatin e pjerrët. Qyteti dominohet nga ndërtesa elegante të bardha të cilat ndricojnë në diell e të ofrojnë një pamje e cila nuk duhet humbur.

Hallstatt

Fshati liqenor i Hallstatt është i vendosur në juglindje të Salzburgut, në zemër të Austrisë. Ky vend nuk është vetëm i mahnitës e piktoresk por ka edhe një të kaluar të gjatë. Fshati është i famshëm për dhënien e emrit të kulturës Hallstatt e cila lidhet kryesisht me keltët e lashtë.

Bibury

 

Fshati mijëvjeçar i Bibury, në Anglinë Perëndimore është një nga vendet më piktoreske në Mbretërinë e Bashkuar. Një shëtitje përgjatë ndërtimeve simpatike të këtij vendi apo përgjatë lumit Coln që rrjedh përmes fshatit mund të jetë një udhëtim i vërtetë prapa në kohë.

Burano

 

Burano është një arqipelag që përbëhet nga katër ishuj të vendosur në lagunën veneciane. Ajo që e veçon këtë nga pjesët e tjera të Venedikut dhe nga çdo vend tjetër në botë është fakti se banorët kanë pikturuar shtëpitë e tyre me një shumëllojshmëri të rastësishme ngjyrash të ndezura e të gjalla.

Shirakawa-go

E vendosur në ishullin japonez Honshu, në perfekturën e Gifu, fshati i vogël i Shirakawa-go shtrihet mes maleve në një zonë që ka disa nga reshjet më të rënda të dëborës në botë. Vendasit zhvilluan një stil të veçantë ndërtimi të njohur si gassho-zukuri. Shtëpitë e ndërtuara në këtë mënyrë shfaqin kulmet e trasha në formë trekëndëshi që të kujtojnë duart e bashkuara për lutje, gjithashtu një formë e projektuar për të shmangur borën e rëndë që bie.

Wengen

Wengen, një fshat zviceran, ndër më piktoreskët në Evropë, tërheq me mijëra turistë cdo ditë si në verë ashtu edhe në dimër. E vendosur në alpe, vendi është mjaft i përshtatshëm për ski. Një tipar tjetër mjaft tërheqës është fakti se fshati është tërësisht pa makina, gjë e cila përmirëson cilësinë e ajrit, zvogëlon nivelin e zhurmës dhe i shton qetësinë vendit. Me pak fjalë një fshat përrallor për të gjetur qetësi shpirtërore.

Sidi Bou Said

Sidi Bou Said, me vendodhje në veri të kryeqytetit tunizian Tunis, ulet në majë të një shkëmbi me pamje nga Mesdheu dhe në mënyrë ideale tregon pamjen e të gjithë detit. Është një vend i mrekullueshëm i cili ofron një kombinim tërheqës të së bardhës me të kaltrën.

Reine

Pjesë e arkipelagut Lofoten në veri të Norvegjisë, Reine është një nga vendet më të bukura dhe më të këndshme në veri të rrethit Arktik. Moti në këtë vend çuditërisht i butë i ofron si vendasve ashtu dhe udhëtarëve një mjedis mahnitës.

Madison

Konsideruar gjerësisht si qyteti më i bukur në Shtetet e Bashkuara, Madison u themelua më shumë se dy shekuj më parë dhe u emërtua pas Presidentit James Madison. Megjithatë kredencialet e saj historike nuk mbarojnë aty, pasi vendi ka një qendër historike të gjerë që përmban shumë shembuj të arkitekturës antebellum.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*