6 super smoothies

Keni pire shumë mbrëmë?

SI-Në një blender hidhni 80g pjepër , 1 kastravec , 350ml ujë, lëngun e 1 lime, 1/4 luge kripë dhe pak akull .

Shërbejeni edhe me pak akull sipër.

PSE FUNKSIONON- ‘Kjo përbërje ka sheqer natyral i cili ju ndihmon që të ngriheni përsëri në këmbë , si dhe vitaminat e mineralet që tju rikthejnë fuqitë e humbura ’ 

 

 

 

 

 

 

Rrisni Imunitetin

SI – Përzieni një dorë manaferra, 2 duar luleshtrydhe dhe 2 karrota .

Përziejeni përpara se ta shërbeni.

PSE FUNKSIONON –  ‘Ky është një smoothie i mbushur me antioksidant dhe vitamin C, elementët kyç për sistemin tuaj imunitar,’

Ka shije shumë më të mirë se një shurup kolle gjithashtu!

 

 

 

 

 

 

Hidratuesi

SI – Përzieni 2 portokalle të mëdha,lëngun e gjysëm portokalleje, 1 karrot mesatare, 250-300ml ujë dhe 1-2 lugë çaji  mjalt në një blender.

PSE FUNKSIONON- ‘Dehidratimi mund tju bëj të ndiheni të lodhur, me dhimbje koke dhe pa shumë rezistence,’ . ‘Ky smoothie i pasur me lëng frutash, është ideal për ekstra hidratim për ju .’

 

 

 

 

 

 

Shpëtimi i lekurës tuaj

SI – Vendosni 1-2 kivi , 5 luleshtrydhe mesatare, 1/2 banane të ngrirë , një sasi të vogël spinaqi dhe 200ml qumësht (më mirë akoma qumësht bajame) në një blender.

PSE FUNKSIONON- ‘I pasur me antioksidant , do të ushqejë lëkuren tuaj për ta bërë më të shëndetshme.’

 

 

 

 

 

 

Energji pas palestre

SI – Përzieni 1 banane të ngrirë , 1 sasi të vogël blueberries, 2 duar spinaq dhe 200ml qumësht bajame sëbashku me pak nga pluhuri i proteinës  tuaj të preferuar.

PSE FUNKSIONON- ‘Proteina do i ndihmoj mukujt të rigjenerohen pas ushtrimeve ndërkohe që banania siguron glycogen për të rritur energjinë.’

 

 

 

 

 

 

Balancuesi i tensionit të gjakut

Si – Përzieni 3 panxhar , 1 1/2 mollë , 1 dardhë të vogël ,disa kokrra rrush , disa gjethe sallat jeshile dhe 1/4-1/2 limon.

PSE FUNKSIONON- ‘Panxhari është një burim i shkëlqyer i nitrateve për të cilat është zbuluar se ndihmojnë në uljen e tensionit te gjakut,’ .

Gjeniale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*