Rama bie me këmbët e veta për urën e Bunës

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e ka nxjerrë blof kryeministrin Edi Rama, i cili e akuzoi sot për shkatërrimin e urës mbi Bunë.

“Kjo është Ura e Bunës dhe i lutem çdo shkodrani që e sheh, t’ia çojë këtë pamje të trishtueshme kryebashkiakes dhe t’i thotë se nuk duhen lekë, po mjaftojnë sytë e dashurisë për Shkodrën, për ta riparuar brenda muajit! Veç mos i thoni që ju thashë unë, se e shkreta Voltanë mendon se sa më shumë të rrënohet Shkodra, aq më shumë do t’i urrejë socialistët”, shkruan Rama në “Facebook”.

Por Ademi është përgjigjur menjëherë duke nxjerrë në pah autogolin e Ramës. Kryebashkiakja tregon se ura në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, që drejtohet nga Mimi Kodheli, dhe pavarësisht kërkesës së bashkisë së Shkodrës, askush nuk ka reaguar për rikonstruksionin e saj, pasi siç thotë Ademi, fillimisht duhet të bënte foto Rama.

“Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundershtar politik.

Edhe një grusht njerzish socialistë që të kanë mbetë në Shkodër e dinë se ura e bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatrroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë.

Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi derguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto!

Nese ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatrro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje!

Faleminderit qe ekziston edi rama”, shkruan Ademi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*