Kapet me kokainë 2 milion euro djali i Mhill Fufit

ANGLI- Dy ditë më parë mediat britanike raportuan se disa ish lojtarë te Partizanit u dënuan me 44 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike e llojit kokainë e cila arrinte vlerën 2 milionë euro.

Mes të dënuarve është edhe djali i deputetit shqiptar Mhill Fufi, 25-vjeçari Amarildo Fufi i cili cilësohej si kreu i grupit. Fufi dikur ka luajtur me skuadrën e Partizanit.
mehilli
(Regjistri i Gjendjes Civile, Amarildo Fufi është djali i Mhill Fufit)

Fufi së bashku me 4 të rinjtë të tjerë ranë në grackën e policisë teksa tentonin të shisnin paketa kokaine dy klientëve më 1 shtator të vitit të kaluar.Mediat britanike raportonin se banda e krimit të organizuar udhëhiqej  nga dy futbollistët profesioniste shqiptarë .

Tregtarët shqiptare të drogës u kapën nga oficerët e infiltruar të policisë pasi blenë dërgesën prej 20 kilogramësh në Peterborough dhe e çuan atë në një shtëpi të sigurt në qendër të Londrës.

Bëhet fjalë për Amarildo Fufi, 25-vjeç dënuar me 16 vite burg, Basim Berberi 31 vjec  denuar me 12 vite burg, dhe Mario Xhafa, 26-vjeç denuar me 8 vite burg dhe Kamando Dishan me 8 vite burg.

Fufi dikur ka luajtur me skuadrën e Partizanit, Berberi bënte pjesë në kombëtaren shqiptare, ndërsa Xhafa bënte pjesë në një skuadër italiane të Serisë C.

Detektivët e gjetën pjesën tjetër të drogës në një shtëpi në Finchley, në veri të Londrës dhe konfiskuan një total prej 116.000 £ në para të thata.
 
Amarildo Fufi dikur ka luajtur me skuadrën e Partizanit. Fufi së bashku me 4 të rinjtë të tjerë ranë në grackën e policisë teksa tensonin të shisnin kokaine.

Ndërkohë, Mhill Fufi, u zgjodh deputet në 23 qershor të 2013-ës me siglën e Partisë Demokratike. Disa muaj më parë ai shpalli divorcin nga demokratët, duke kaluar si deputet i pavarur në Kuvend. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*