Oriz me gështenja dhe salçiçe

Oriz me gështenja dhe salsiçe

Përbërësit
• 300 g oriz
• 200 g gështenja të ziera
• 3 salsiçe mesatare
• 1/2 qepë
• rozmarinë e freskët
• 1 tas verë e bardhë
• 1 l lëng perimesh
• Kripë
• Vaj ullri
• Pak gjalpë

Përgatitja:
Vini në zierje lëngun e perimeve (që mund ta keni të parapërgatitur ose mund të përgatisni).
Në një tigan hidhni vajin, pak gjalpë dhe qepën e grirë imët. Skuqeni për 5min dhe shtoni salsiçen e prerë në copa dhe gështenjat e ziera dhe të qëruara. Shuajeni me verë dhe lëreni të ziejë për 5 min. Mbuloni orizin me lëngun vluar të perimeve. Nga fundi i zierjes shtoni pak gjalpë. Shtrojeni në pjatë dhe mbulojeni me masën e gështenjave me salsiçe dhe spërkateni me rozmarinë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*