Parashikimi i Çanit: Rama do na sundojë për 30 vite, kush nuk i shkon pas do ketë fund të tmerrshëm!

28/03/2017

“Lidhjet e këtij personazhi që quhet Edi Rama është që t’i shkojnë nga pas dhe kundërshtarët, pasi fundi i tyre do jetë i tmerrshëm…”.

Ky ishte paralajmërimi i ‘frikshëm’ i gazetarit Arian Çani mbrëmjen e sotme. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Çani theksoi se kreu i Kuvendit, njëkohësisht aleati në qeveri, Ilir Meta është i detyruar që të bëjë koalicion me Ramën, pasi sipas tij është një peshk i vogël.

Nga ana tjetër Çani tha se kryeministri Rama do të sundojë për një periudhë 30-vjeçare. Ndër të tjera gazetari shtoi se askush nuk duhej të çuditej për faktin se do vij momenti kur presidenti i SHBA-ve Donald Trump të ftojë Ramën në Uashington, pasi sipas Çanit ata ngjajnë ‘si dy pika ujit’.

“Edhe sikur mos të dojë Meta, do jetë i detyruar të bëjë koalicion me Ramës. Rama ka një fuqi të paimagjinueshme. Mendojnë se Rama do t’i lutej palëve, kam përshtypje se kundërshtarët e tij po kuptojnë se lidhjet e këtij personazhi që quhet Edi Rama është që ti shkojnë nga pas, pasi fundi i tyre do jetë i tmerrshëm. Fundi do jetë i tmerrshëm mendoj unë. Meta është i detyruar. Të gjitha të dhënat, të gjitha burimet na çojnë në këtë konkluzion. Ndjesia ime është se ndryshe nga paragjykimet e skeptikëve, ku kam qenë dhe unë, Rama po luan fortë. Ka hedhur një rrjete që po zë të gjithë peshqit. Meta është peshk i vogël. Basha do jetë i detyruar të futet në zgjedhje. Minimumi 30 vjet Rama do mbretëroj në këtë vend. Le ta themi këtë gjë, po hyjmë në një epokë autoritare. Unë mendoj se Rama është koherent dhe është besnik me njerëzit që e kanë mbështetur. Ai është besnik. Do habiteni për ftesën e Trupim për Ramë, ngjasojnë si dy pika uji. Këtu do jemi, do habiteni të gjithë”, theksoi Çani.

Ndërkohë, këto deklarata kanë ngjallur debate në studio, ku Ilir Kulla kundërshtoi ashpër Çanin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*